Thursday, June 21, 2012

POYDRAS BLOG
Peter Tase

A Tale of Pilgrims

Apr/12/12 12:17 Submission: Poetry
No one is willing
To hear the story from the beginning.
The leaf is a leaf
And the tree is a tree
The overwhelming green remains
A visionary illusion
Or a wooden bed of unconsciousness.
Once I fell in love with the pine that was not a pine
And startled solitude with bluish branches
Later I became as exhausted from wakefulness
That I fell as a feather over the tree crown.
And here exactly begins the tale
Of what the pilgrims have said for me;
That I once was made of flesh
But later an item full of leaves
One night in September I lost my ability
To feel the lust of your deepest feelings.
This is as cold as the genes of origin
At nights I breathe below the shade of candles
Without recognizing anything
From the timid game of flames.
And the tale ends every night lit by the moon
when you are drunk from other bodies
praying to the Veneers with cloudy faces.
A sad pilgrim
of the roads where the trees have no leaves…






By Alisa Velaj translated by Peter Tase. About the Author:
Alisa Velaj was born in the southern port town of Vlora in November 1982. She studied Albanian language and literature at the University of Tirana. She is working towards a Master of Arts in literature with the writer Mitrush Kuteli and now teaches literature at the university of Durres. Velaj is the author of two verse collections: Themelet e eres (Foundations of the wind) and Drejt ajrit (To air).Tags: poetry, Peter Tase, Alisa Velaj

Read more:
http://www.poydrasreview.com/Poetry/files/tag-peter-tase.php



Wednesday, January 4, 2012

SKENDERBEU nga DHIMITER FRANGU-Perktheu:Lek Pervizi

Botohet on line libri "Skenderbeu" i Dhimiter Frangut. Vepra eshte e perkthyer dhe e pajisur me komente nga Lek Pervizi.
Per me shume informacion lidhur me kete botim vizito faqen perkatese:
http://www.lulu.com/product/paperback/dhimiter-frangu-sk%c3%8bnderbeu-%28jeta-dhe-veprat%29/18801943

Friday, December 16, 2011

BOTOHET ON LINE VELLIMI ME POEZI I ENGJELL I BERISHES I PERKTHYER NE ANGLISHT NGA PETER TASE

http://www.lulu.com/product/paperback/how-much-time-for-an-age--poetry-/18744275

HOW MUCH TIME FOR AN AGE -Poetry-

By ENGJËLL I. BERISHA



In 1997 in the traditional conferences of Gjeçovi, earned the annual prize for best poetry. In 2002, at the conference of poetry, won the prize of “poetry gathering” with his book entitled: “Çati eshtrash”. In December 2006, from the Art Club of Laç, won the “Serembe” literary prize on poetry with his book, “Drunken memory;” Which has been included in the anthology: “For whom are you fatherland”, written by Ali Podrimja. (Per me shume informacion kliko:

Wednesday, November 16, 2011

PETALO DI ROSA / PETALE TRENDAFILI - LEK PERVIZI

Botohet On Line vellimi poetik ne dy gjuhe (Italisht dhe Shqip) i Lek Pervizit,
"Petalo di Rosa/ Petale Trendafili"
Per me shume informacion vizito faqen e internetit duke klikuar @:

http://www.lulu.com/product/paperback/petalo-di-rosa-petale-trendafili/18669881

Friday, January 14, 2011

Mendime për Studimin e Piro Tases: «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët»

''Një dritare e vogël e cila do të futë kaq shumë dritë...''


Shoqeria “Tomorri Legjendar” e emigrantëve shqiptarë në Nju Xhersi të SHBA-së, ka kohë që ka nisur një sërë aktivitetesh kulturore atdhetare tepër modeste. Anëtarët e kësaj Shoqate janë emigrantë të hershëm e të rinj nga Berati, Skrapari, Përmeti, Myzeqeja, Labëria, Mallakastra, Elbasani, Dibra, Kukesi e nga gjithë trevat e tjera shqiptare të teritorit ballkanik: Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni.
Në ketë Shoqatë nuk kanë munguar as arbereshët e Italise as edhe arvanitasit të cilët, edhe pse kanë shekuj që janë larguar nga dheu i të parëve, ruajnë ende atë gjuhë të vjetër e mjaft të ëmbël të trashëguar si dhe krenarinë për historinë e të parëve të tyre.
Fjalët e urta të të parëve, tregimet interesante si dhe humori popullor që mbartin ato nga koha e shkuar, dëgjohen me kureshtje dhe respekt nga të gjithë kur rrëfehen prej Arbëreshit Paskuale Kortona apo nga Arvanitasi Kosta Xavella.
Në larminë e aktiviteteve të kësaj Shoqate, krahas ngjarjeve madhore të historisë kombëtare si: Dita e Flamurit, Fitorja mbi Fashizmin, Lidhja e Prizrenit, Çlirimi i Kosovës, Dita e Dëshmorëve, Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, Demokracia Shqiptare e të tjera, janë organizuar edhe veprimtari të lidhura me ngjarje e njerëz të shquar të kulturës, letrave e të jetës artistike.

Këto ditë shumë lexues të kësaj Shoqate kanë nëpë duar librin e ri “Të Huajt Për Shqipërinë Dhe Shqiptarët” të intelektualit beratas Piro(Marko) Tase, botuar në Amerikë nga “Outskirts Press” dhe që është publikuar On-Line nga siti gjigand “Amazon. Com”, dhe e shpërndarë nga “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”.

Por kush është autori i këtij Studimi, tashmë, të botuar në Amerike?
Për të marrë më shumë informacion, le të pyesim publicistin i njohur të temës historike, studjuesin Mihal Jano, njëkohësisht edhe aktivist i shquar i Shoqatës “Tomorri Legjendar”

Mihal Jano - Piro (Marko) Tase është lindur në Qershor të vitit 1947 dhe ka qënë banor i qytetit të Beratit deri në Shtator të vitit 2000, kur, së bashku me familjen, emigroi në Sh.B.A.
Në vitin 1969, u diplomua nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës si Mësues i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe.
Në vitet e mvonëshme, pranë këtij Institucioni, përfundoi kurset pas-universitare për gjuhë angleze, italiane, spanjolle, si dhe për filozofi..
Detyrat dhe kërkesat e kohës, niveli kulturor dhe shkalla e njohjes, formimi i tij letrar dhe karakteri i fortë, i dhanë mundësinë për të shfletuar, fillimisht, arkivën e Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, dhe më pas të futet nëpër fondet e bibliotekave më të njohura të Perëndimt dhe të disa Universiteteve me emër të Shteteve të Bashkuara, apo të krijojë mundësitë për t’u takuar dhe folur drejtëperdrejt me vizitorë të huaj, misionerë, turistë, shkrimtarë, studjues apo diplomatë të ardhur nga vende të ndryshme të botës e duke marrë, në këtë mënyrë, ngacmimin e parë në realizimin e një projekti të perkufizuar në këtë mënyrë nga shtypi shqiptar: “Të ndërtosh historinë e një kombi mbi bazën e shënimeve të udhëtarëve të huaj që kanë vizituar atë vend, nëpër rrjedhën e shekujve, është një gjë shumë interesante. Këtë mision ka ndërmarrë edhe autori i studimit të fundit mbi këtë fushë, Piro Tase, në edicionin «Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» (Gazeta “TEMA” 25 Dhjetor, 2010)

Fillimisht, disa artikujt të shkurtër të botuar në gazetën lokale gjatë kohës kur punonte si drejtues i Bibliotekës së Shtetit, Berat, dhe më pas, një studim në më shumë se 500 faqe, apo siç e ka cilësuar kritika: “Nga një Studim Lokal, në një Vepër Gjigande” dhe ku “Herodoti me Shokë Flasin Shqip”....( Gazeta "AGON": Tiranë, më 9 Janar, 2008. Faqja:13)

Akltualisht banon në Qytetin e bukur të Milluokit (WI), buzë Liqenit Miçigan dhe kemi mësuar se krahas punës studimore, ka filluar një nismë shumë interesante: të bejë të njohur në botën anglishtfolëse letërsinë e diasporës shqiptare.

Piro Tase, si “Perfaqësues i Autorit” pranë një “Selfpublishing House” të Nju Jorkut, bashkë me djalin e tij, Peter, linguist dhe autor i të parit “Fjalor Simultan me Pesë Gjuhë” (ku krahas gjuhës Angleze, Italiane dhe asaj Spanjolle, janë përfshirë gjuha Shqipe dhe ajo Guaranishte,) kanë marrë përsipër të përkthejnë ne gjuhen Angleze dhe ato Latine, dhe pastaj edhe t’i botojne ato ‘on-line’ (Amazon.com., “Barnes & Noble”, “Borders” dhe “Baker & Taylor”.) shumë nga autoret e njohur te Diasporës Shqiptare në Evrope dhe Amerikë, si: Ndue Ukaj dhe Remzi Basha në Suedi; Skender Sherifi dhe Jeton Kelmendi në Francë; Lek Pervizi në Belgjikë, Faik Xh.Krasniqi në Kosovë. Pas botimit në “Amazone.com” të veprës voluminoze të Petraq Dhanës “Arsimi dhe Kultura në Myzeqe”, të poemës “Plagët që Rrjedhin Gjak” të Gjikë Hilë Macorrit, të Trilogjisë ne gjuhen Shqipe dhe Italiane të Daniel Gazullit si dhe të studimit në gjuhën greke mbi ekumenizmin të Dr. Myslim Hotovës, projekti i tyre i ardhshëm është që të bëjnë të njohur në botën anglishtfolëse edhe autorë të tjerë të njohur të letrave të shqipes, si: Bardhyl Ukcama, Dr. Namik Shehu në Nju Jork si dhe Mero Baze, në Tirane, autor i librit mjaft të mirëpritur nga lexuesit e diasporës shqiptare “Viti ’97 - Prapaskenat E Krizës Që Rrënuan Shtetin”.

Cila është përmbajtja e këtij studimi që ka tërhequr vëmendjen dhe po e rrit interesimin e lexuesve tanë emigrantë?

Mihal Jano - Janë rreth 500 faqe te mbushura plot me informacion, shumë prej të cilave i jepen për herë të parë në gjuhën shqipe lexuesit shqiptar. Ndjej kënaqësi kur shikoj që një libër i munguar i shtohet historiografisë shqiptare. Shumë vite më parë unë, disa nga keto dekumenta, i kam gjetur në mënyrë fragmentare dhe sado të pakta, më kanë shërbyer që së bashku me tim atë Llaqi Jano, të kryejmë mjaft hulumtime dhe shkrime në librin “Myzeqeja dhe Mistere Shqiptare” duke zbardhur mjaft enigma aq të domosdoshme dhe për të parë e njohur më drejt se deri tani historinë tonë të vjetër.
Në këtë studim, këto fakte historike janë paraqitur me dekumenta autentike dhe jo me hipoteza, me gojëdhana apo me shpjegime vulgare të cilat të konfuzojnë.

Aty gjejmë ato vende që na i përmend për herë të parë Homeri i Madh i lashtësisë greke apo Herodoti-Babai i Historisë, flitet për Deseratet përmes shkrimeve të Strabonit, për Parthët, Antitanasit, Taulantet, apo Albanët e Ptolemeut tepër të njohur në shumë nga tregimet e autorëve antike, jepen përshkrime nga luftërat mes maqedonasve dhe romakëve nëpërmjet veprës “Lufta Civile” të Cezarit, njihesh me fortifikimet e Justinianit, me Kryqezatat, luftërat midis Bizantinëve dhe normaneve, me Andronikun apo Kontakuzenin, me shkrimet e Ana Komnenës, me pushtimin Anzhuin, me historitë e princeve arbërore Matrenga, Muzaka, Arianiti apo Thopiasi duke vazhduar me kronikat turke mbi ekspeditat ndëshkuese në këto anë. Le të kujtojme këtu: “Seyhatnamenë” e famshme të Çelebiut, Kurzonin, Karl Patchin, Popp e me pas, Pukevilli- ambasadori frances pranë Ali Pashë Tepelenës, diplomati anglez Martin Liku, poeti Bajron, piktori pejzazhist i mrekullueshëm Euduart Lir, gjeografi dhe botanisti i madh italian Antonio Baldaci, etnografja dhe mbrojtësja e madhe e shqiptarëve Edith Durhan, Hjugsi, W.Schoeder, albanologu Robert Elsie, dhe akademiku anglez Filip Win, i cili u bë miku i ngushtë i Beratit dhe i beratasve, si dhe dhjetra e dhjetra të tjerë udhëtarë të huaj anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë, italianë, francezë, rumunë, turistë amerikanë që e pershkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij rajoni dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Figura të tilla të historisë së Shqipërisë si: Aleksandri i Madh, Pirrua i Epirit e deri tek Skënderbeu, jepen nën kendvështrimin e të huajve. Po ashtu, edhe kryengritësit popullorë, qofshin këta me emër si Zenel Gjoleka apo edhe anonimë, të quajtur “kleftë” apo kaçakë dhe komitë, i gjen kudo nëpër shënimet e udhëtarëve të huaj dhe, çuditërisht, të cilësuar si miqtë e tyre më të mirë dhe mes të cilëve ata kishin kaluar kohët më të bukura të rinisë..

Ali Pashë Tepelena ishte bërë objekt i këtyre vizitave. Ai është i pranishëm kudo bashkë me epokën që e ‘polli’. Figurat e historisë sonë shfaqen para lexuesit ashtu siç u skicuan nga këta vizitorë të huaj në shekuj. Ata do të vijnë fare pranë lexuesit shqiptar përmes këtij Edicionit të Ri.

«Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» është një mënyrë interesante dhe një lloj i veçantë i përshkrimit të fazave të historisë së një kombi. Ky studim, siç thotë albanologu i shquar kanadez, Dr.Robert Elsie, “...është nja nga ata lloj libra që unë pëlqej të lexoj më shumë...”

“Autori, jo pa qellim i ka "grumbulluar" këta konikanë, si për të bërë një "simpozium" për Historinë e Shqipërisë dhe të Shqiptarëve, në qytetin e lashtë, më shumë se 2400-vjeçar të Beratit.
Ata vijnë nga Roma...dhe përmes detit Adriatik, valët e egërsuara i hedhin në brigjet Alesios, Durrachiumit apo të Apollonise dhe Vlorës, në brigjet e Prevezës apo të Himarës.
Ata vijnë nga Kosova dhe Mali i Zi, nga Turqia, Maqedonia dhe Greqia... e duke ecur më këmbë apo me kalë, e duke pushuar “han më han”, ndalojnë në qytetin e "pa-arritshëm të Beratit" për të hedhur në telajo, peizazhet më të bukura e për të shkruar në letër shënimet e udhëtimeve të tyre. Autori, jo pa qëllim ka zgjedhur Beratin, këtë "...qytet të skalitur si kurorë mbi majën e një mali, të ngjashëm me fronin e një arqipeshkvi", për të ekspozuar sa më mirë këtë Mozaik të mrekullueshëm të kësaj historie "të pafund" të shkruar nga “Të Huajt.” (Gazeta “TEMA” 26 Dhjetor, 2010. Pjesa II)



Por çfarë të rejash e çfarë vlerash mbartin shkrimet e këtij libri?

Mihal Jano - Janë shkrime me mjaft vlerë, një pjesë e shohin dritën e përkthimit për herë të parë në shtypin tonë. Janë të gjitha shkrime nga autorë të huaj që nga shekulli IV para erës së re dhe deri sot. Ato vijne, ashtu, me radhe, në kohë e në hapësirë të caktuar të territorit tonë, që nga Homeri, Herodoti, Straboni e në radhorin e gjatë e pa mbarim të njerëzve të shquar të letrave në rrugetimin e shekujve, përfshihet edhe Diplomati shquar i kohës, Perez De Kuelar i cili vizitoi vëndin tonë me rastin e 2400 vjetorit të “lindjes” së Qytetit të Beratit. Janë deshmi interesante, të para e të shkruarë nga njerëz që kanë bërë histori dhe lënë gjurmë të thella në të histori.

Këto materiale, të përzgjedhura nga panteoni i kulturës europjane, do na shërbejnë për atë që duam të njohim dhe për të ndërtuar drejt historinë e vendit dhe popullit tonë. Ato janë të nxjerra nga ai kaos e nga ai pështjellim i madh i shkaktuar qëllimisht në historinë ballkanike si nga të huajt invadues, po ashtu edhe nga fqinjët grabitqarë. Këto shënime të ndihmojnë për të hedhur drite mbi shumë nga misteret mbi lashtësinë dhe mbi kontroverset lidhur me origjinën e popullit tonë, nja nga kombet më të lashtë në Ballkan dhe në gjithë Evropën jug-lindore.



Çfarë elementi të veçantë do të dallonit në këtë ekspoze të dokumentave dhe të shënimeve historike?


Mihal Jano - Studimi, mund të themi me plot gojë, është “një minierë informacioni”, janë qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme të botës: që nga Herodoti e Tit Livi, Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres, Villeharduind e së fundi Attaleiates (1038) me të parën referencë për Shqipërinë në dokumentat e Perandorisë Bizantine,( 1154), Muhammad al-Idrisi me ”Librin e Rogerit”(1154), George Acropolites me “Një Kryengritje Shqiptare”(1257); Simon Fitzsimons(1322) e deri tek autorë pa emër, anonimë, që datohen qysh nga viti 1000, për herë të parë të përkthyera në gjuhën angleze nga R.Elsie. Dhe pas tyre, në këtë edicion të dytë, edhe Piri Re'is (1521), Jean Carlier de Pinon (1579), Lorenzo Bernardo (1591) si dhe Teologu e Historiani suedez Johan Erich Thunmann (1746-1778) me traktatin e tij: “Mbi Historinë dhe Gjuhën e Shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774. [Nga: Johann Thunmann, Über die Geschichte und Sprache der Albaner und der Wlachen (Leipzig 1774). Përkthyer në anglisht nga by Robert Elsie.] Ky është një nga studimet më të hershme të dijetarëve mbi Shqiptërinë, e cila ishte pak e njohur në Evropë në atë kohë. Një histori e shqiptarëve që është çuditërisht tepër e hollësishme për atë periudhë e përkthyer në gjuhën angleze nga Dr. Robert Elsie dhe që i jepet për herë të parë në këtë studim lexuesit shqiptar në gjuhën shqipe. Që në vitin 1774, autori i këtij traktati thotë: “Qëllimi im nuk ishte që të shkruaja një histori të gjatë dhe të plotë. Përpjekjet e mia kanë qënë vetëm për të hedhur dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve ashtu sikurse shfaqet tek një numër i madh faktesh dhe dokumentash të renditura në mënyrë kronologjike të cilat çjerrin errësirën, zhdukin konfuzionin dhe hedhin poshtë ato spekullime të paskrupullta mbi këtë popull, duke u përpjekur që ta bëj të njohur këtë vënd përgjatë gjithë historisë së tij si një komb i cili është ndër banorët më të vjetër të Evropës dhe që kanë ditur të mbijetojnë, megjithë fluksin e grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, frengëve, italianëvet dhe turqve...”
Për herë të parë ‘flet shqip’ Wiliam Plomer me “Diamandin e Janinës”.
Albanologu, Dr.Robert Elsie, në këtë edicion të dytë, është më shumë se një “i ftuar nderi” me botimin e tij në gjuhën angleze, “Early Albania, a Reader of Historical Texts, 11th - 17th Centuries, Wiesbaden 2003”
Autori nuk ka bërë gjë tjetër vetem se i ka sistemuar dhe i ka vendosur në kohën e caktuar për të ndërtuar historinë e një kombi ashtu siç e kanë përjetuar këta udhëtarë në kronikat e tyre. Rrefimi i tij behet aq interesant sa që nuk të lë të largohesh për asnjë çast deri në përfundim të librit. I gjithe libri, siç thotë autori në parathënien e tij, ngjan me një “pazëll”, “...një përpjekje për të zbuluar një enigmë, pra, të arrish të ndërtosh historinë e një populli të lashtë nën këndvështrimin e të huajve që kanë vizituar këtë vend. Është një ‘pamje’ tepër e vështirë për t’u montuar. Është më shumë se sa bashkimi i copëzave të qeramikës të nxjerra nga nëntoka, për të ndërtuar një figurë dhe për të zbuluar një fakt. “Copëzat”, që do të shërbenin për të plotësuar këtë pazëll, dhe për të arritur, më në fund, një “figurë”, do të duhet t’i gjesh duke kërkuar arkivat në thellësi të shekujve, duke studiuar kronikat, shënimet, apo shkrimet e hedhura në letër, të kronikanëve dhe studiuesve apo udhëtarëve të huaj që kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, e kanë shkelur këtë vend dhe kanë jetuar në këto treva, në të gjitha kohërat, e duke i bërë të flasin në gjuhën tënde. Ndaj dhe përfytyrimi final i këtij pazëlli, që mban diçiturën “Të huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët” mbetet përherë i paplotësuar dhe enigmatik në pritje për të gjetur jo vetëm ‘copëzat’ e humbura apo të fshehura nga vitet por edhe të atyre ‘copëzave’ që e ardhmja do të lindë.”
Përfundon këtë libër “pa fund” dhe zemra të mbushet me afsh, mendja të kthellohet dhe shpirti krenohet por edhe drithërohet për rrugëtimet e mundimshme të jetës iliro-arbërore shqiptare nëpër mjergulla kohrash e tymra luftrash të parreshtura.
«Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët» me autor Piro Tase, është një kronikë e bukur, interesante dhe mjaft e dëshiruar për të plotësuar informacionin e paktë dhe fragmentar që ‘na ka munduar’ prej kohesh.

Duke cituar edhe opinionin e Profesorit të njohur të Universitetit të Cikagos, me origjinë shqiptare, Nikola Pano, në reçencen e tij kushtuar këtij libri:
“…Its selections have been carefully chosen and include a number of works that enjoy an honored place in Albanological studies… Thus I trust that this volume will contribute to the fostering of a better understanding of the Albanian heritage on the part of Albanians residing both at home and abroad….” na lind e drejta të themi se ky studim meriton një vend nderi në gjithë fondin e historisë së Shqiperisë. Këto shkrime brilante, ashtu siç i ka renditur kronologjikisht studjuesi ynë, zoti Tase, përbëjnë një gjerdan të artë që na bën të krenohemi më shumë se kushdo, në këtë fillim shekulli mjaft të vështirë, neve, emigrantët shqiptarë të shperndarë kudo nëpër botë, e duke bërë që të ndihemi krenarë për emrin Shqiptar.


Mendimi Juaj për Autorin dhe...ndërsa lexoni këtë libër, çfarë ndjeni?


Mihal Jano - Unë nuk e njoh nga afër autorin, por nëpërmjet mjaft shkrimeve në organet e shtypit shqiptar dhe atyre në internet, kam vlerësimet më të mira për njohjen, formimin dhe kulturën e punimit të këtij intelektuali, tashmë me mjaft kontribute shoqërore i cili, krahas veshtirësive per t’u integruar në këtë botë të huaj që na rrethon, sa e panjohur aq edhe e ashpër, gjen mundësinë që të punojë me dashuri dhe përkushtim për vendin ku ka lerë dhe përpiqet për ta ndriçuar me pasterti e me dinjitet vendin dhe popullin e tij.
Unë, do te thoshja se libri i publicistit Piro Tase, që do të keni rastin ta lexoni, “Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët”, përbën një vlerë monumentale. Për nga informacioni që sjell, është si një obelisk kushtuar historisë së trojeve tona. Në të dallohet qartë pasioni i studjuesit për të na sjellë dëshmitë më interesante për këdo që kërkon të njohë të kaluarën tonë, atë që nuk mund ta gjeje dot as në tekstet shkollore as edhe në ato universitare te historisë.

BUJAR SINANI (veprimtar i Shoqates, nga Dangellia) – Është kënaqësi kur të qëllon të lexosh libra të tillë që të mbushin me krenari dhe të hapin horizontin për të parë më mirë se kurrë ndonjëherë dhe që të ndihmojnë për të shpjeguar mjaft nga ato të panjohura apo enigma që vijnë nga thellësia e shekujve.
Unë jam nga vendi i Frashërllinjve, që aq shumë bënë për Shqiperinë. Kjo më bën krenar dhe më shtyn që të ecij në gjurmët e të parëve tanë. Le t’ua percjellim keto vlera brezave që vijnë, ashtu siç bën dhe autori i këtij studimi, me qëllim që edhe pse, në një të ardhme, të lindur dhe të rritur në dhe të huaj, të mos e harrojnë vendin e tyre, historinë, gjuhën dhe traditat e tyre. Le të bëjmë që femijet tanë të ndihen krenarë, kudo në botë për emrin shqiptar.. Ky libër do të mbetet si një Mesazh atdhedashurie edhe për brezat që do të vijnë.
Para disa kohesh lexuam shkrimet interesante, studimore, Tomorri, Dodona, Deseratet, të autorëve Llaqi dhe Mihal Jano, shkruar mjaft vite më parë. Sa drejt i parashtrojnë hipotezat dhe tezat e ndryshme, me argument, me llogjikë e me njohje dekumentare të saktë. Te tilla studime i kane munguar prej kohesh shqiptarit. Është për të ardhur keq që historiografia shqiptare ka qendruar kaq indiferente për kaq shumë vjet ndaj një dokumentacioni të tillë që hedh dritë mbi shume mistere të lena në errësirë nga “historianët” tanë.


NARD GALLANI (veprimtar i Shoqates, nga Lushnja) – E lexova me një frymë këtë libër. Ishte një suprizë për mua që vetëm nga një libër të mësoj gjithë ato gjera, fare të panjohura dhe shumë interesante. Unë jam rritur në Lushnje dhe në fshatrat e Myzeqesë, mes njerëzve mjaft të mirë, të urtë dhe të ndershëm, puntore e tolerantë sa asnje popull e krahinë tjetër e vendit tonë. Me vjen mirë kur mësoj se shumë nga të huajt që kanë kaluar nëpër Myzeqe shkruajnë faqe të tëra për myzeqarët dhe për historinë e tyre që nga lashtesia. Prinderit e mi ishin nga familjet e vjetra e te njohura: Gallani e Sallabanda, dyer fisnike qytetare te Beratit, të atij qyteti që ka mahnitur këdo që e ka parë e vizituar atë. Ishin banorë të lagjes Kala ku siç dihet, aty kishte 100 shtepi si dhe kisha të bukura monumentale, një rast unikal për nga vlerat që mbart, jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë. Kam shkuar disa herë në kishën e Shën Gjergjit në Filadhelfia dhe mrekullohesh kur shikon mjaft emigrantë të hershëm të lindur në Amerikë në vitet 20-30 të shekullit që shkoi dhe krenohem kur mësoj se janë beratas, ruajnë me fanatizëm zakonet, kulturën, gjuhën e dashur shqipe dhe janë veprimtarë të mëdhenj të çështjes kombëtare dhe të autoqefalisë shqiptare, ruajne objekte dhe sende të ndryshme si kujtim të të parëve nga qyteti i tyre i dashur.

Per qytetin tim të Beratit, për njerëzit e mi atje, ndej mall dhe kam shume dashuri. Dhe ky mall me shuhet sadopak kur degjoj dhe lexoj per te sic po me ndodh tani me librin e Piro Tases. Ndaj dhe për t’i uruar, këtë fund viti, të gjithëve mbarësi, po citoj përsëri atë mesazh të bukur që ka dhënë për Beratin tonë në vitin 1990, Perez De Kuelar gjatë vizitës që bëri në qytetin tonë “… Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa përseritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore ….Ishte një kënaqësi që visitova këtë pasuri të madhe të kulturës Shqiptare. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerëzore”

JORGJI DYLGJERI (veprimtar i Shoqates) – Ne e dimë tashmë se kujtesa historike nuk i kalon të pesë brezat, me tej ajo ngaterrohet deri sa humb filli fare. Të rinjtë sot pak e njohin historinë edhe pse mundësitë janë shumë më të mëdha se sa i kemi patur ne dikur. Të parët e mi, ashtu si mjaft familje të tjera kanë zbritur në Myzeqe nga malësia e Shpatit qysh para 200 vjetësh. Kemi këngë të bukura të atij largimi të detyruar nga shpata dhe zjarri në duart e forcave bashibozuke turke që drejtoheshin nga Myftiu i Elbasanit, siç e tregon dhe kronika e banorëve të fshatit Dragot të Sulovës. Këtë do të thoshja edhe për shënimet mjaft brilante të Prof. Antonio Baldacit mbi banorët e krahinës së Skraparit dhe zonës së Tomorrit të cilat aq bukur janë sjellë në këtë libër që ja shton më shumë vlerat. Gjithashtu, “Kujtimet e Gjon Muzakes...”, ku përmenden shume emra vendesh dhe njerëzish, mendoj se ia rrisin vlerat këtij studimi për nga saktësia e përkthimit dhe shqiptimit të emrave. Mund të përmendim ketu: Cervotai-Uje i zi sot Corovoda, Visagnisot-Vishanji, Gurriscitit-Guri i shqitur sot Guri i Prere, Fachiemiri-Faqemiri, Guerbsi-Gjerbesi, Orchova-Harkova e shumë të tjera.
E, me këtë rast, le t’ua tregojmë këto virtyte të mrekullueshme edhe të huajve në këtë botë të panjohur, ç’ka e motivon autorin në projektin e tij të ardhshëm për të dhënë variantin në gjuhën Angleze të ketij studimi.

Amarildo Loshe: Une jam mjek dhe kam vite qe jam larguar nga Shqiperia, punova per rreth 15 vjet ne Greqi, pashe dhe njoha vende e njerez te shumte qe vlersonin lart natyren, njerzit dhe traditat shqiptare, takova arvanitas qe krenoheshin me te kaluaren dhe origjinen e tyre, shqitare te Janines, Konices, Prevezes dhe teritoreve te tjera te Epirit qe i kishin rrenjet dhe lidhjet ketej nder dherat e Shqiperise nga Skrapari, Permeti, Tepelena, Berati, Himara. Ata njihnin mjaft tregime dhe legjenda te vjetra, krenoheshin me rrenjet e gjakut me emrat qe su shqiteshin nga kujtesa, flisnin per Tomorrin, per Melesinin, per Nemercken, per Cajupin, per Dhembelin apo Likursin per zakonet dhe traditat e bukura qe fatkeqsisht po ju zhdukeshin nga brezat e rinj, zejet e ndryshme qe kohet moderne po ja lene kujteses dhe muzeut. Lexova me interes kete liber dhe mu kujtuan vitet e para te punes per nje studim mbi mjeksine e tradites popullore. Sa do te me ndihmonte dikur ky information i gjere, pershtypjet e udhetarve dhe studjuesve. Me shume deshire rilexova shenimet interesante te biologut Italian Antonio Baldaci, ato dhe pse ato jane shkruar mbi 100 vjet me pare perbejne nje studim me vlersime te mrekulluesheme sociologjike. Banoret e zonave te Beratit, Skraparit dhe Permetit keto shkrime duhet ti njohin dhe te krenohen per vlersimet e larta qe ju bejne te huajt. Ne Greqi kishte nje vlersim me te madh nga shteti dhe shoqeria per ti evidentuar njerzit e huaj qe kishin lene gjurme dekumentare per trojet dhe popullin qe banonte ne ato ane, interesi per zhvillimin ekonomik, sidomos per turizmin e kishte bere te domosdoshme qe libra te tille dhe njerez me kontribute tu jepej vendi dhe nderi i caktuar si vendosjen e emrave te ketyre njerzve neper institucione, eksozita te shumta, perkujtimore, emetine postare apo gude turistike. Keshtu bejne edhe popuj te tjere. Po tek ne a veprohet keshtu, duhet pa tjeter te zeme kohen e humbur, ti njohim, ti vlersojme dhe tu japim vendin e duhur se eshte ne te mire te prezantimit dinjitoz te popullit e vendit neper bote.

Astrit Kamberi: Jam nga Kurveleshi dhe kur je ne vend te huaj eshte e kuptueshme qe me shume te shtohet dashuria per vendin tend. Por te vjen keq qe i lindur dhe rritur ne ato ane shume gjera qe kemi pare e njohur nuk i kemi vlersuar apo njohur drejt per te ndricuar me tej ndergjegjen dhe rritur krenarine e merituar. Por kur lexon shkrime te tilla pa dyshim emocionet te shtohen me tej. Me duket sikur jo vetem po i vezhgoj nga ndonje lartesi e vendit tim keta udhtare misjonare dhe karvanet e tyre duke rrugetuar grykave te maleve, luginave e fushave te bukura te vendit tone por edhe po ndjek nga ky liber me mjaft vlera qe na sjell nje intelektual si Pirro Tase rrugen e driten qe ata shperndane me mirenjohje per vendin tone neper bote. Ne shqiptaret duhet ta njohim me mire historine dhe te krenohemi me ato virtyte qe kemi trasheguar dhe qe ka nevoje sot shoqeria jone.
Ka shume informacion ky liber, sikur nje moment te ndalesh ne nje pasazh te tille qe na sjell Pouqueville ne vitin 1806 kur flet per banoret e ketyre trevave gjate udhetimeve te tij neper Toskeri, dhe i shkonin per shtat kur i pa dhe u magjeps prej bukurise se tyre …grate e Myzeqese dhe rrafshit te Tomorrit jane thesare me vlere te verteta bukurie per kuroren e Dashurise. Me sy te medhenj, te kalter e te ndricuar me flake qiellore, me floke te geshtenje ne te verdhe apo geshtenje te erreta, hunde te holle, goje te embel dhe elegante-keto jane dhurata qe japin grate toske…ato me lekundjet e tyre trupore, elegante dhe te ndjeshme, me finesen e kembeve te tyre, cdokush mund ti mare per perendesha te lashtesise apo per nimfa me te cilat Profeti zbukuroi parajsen ku priste miqte e tij me te nderuar … te gjitha cfaqen si prototipe te Perendis te bukurise.

Libra te tilla na duhen me shume sot dhe mendoj se padyshim kesaj serie mund ti bashkengjiten edhe mjaft dekumenta e shkrime qe ndodhen neper libra dhe arkiva te vendeve te tjera. Pergezoj autorin per punen e kujdesshme qe ka bere dhe vazhdon te beje.

AVRAM MITRO XHUMARA: - Libra të tillë janë mjaft të mirëpritur nga lexuesi shqiptar. Shohim në këto vite që po botohen mjaft shkrime dhe libra për historinë tonë. Një pjesë e mirë e tyre janë krijime serioze që nuk të hiqen nga mendja për nga informacioni i ri dhe interesant që sjellin. Por dallohen, gjithashtu, edhe mjaft libra pa vlerë që mbushin raftet e librarive dhe nuk përtypen nga lexuesi sepse ato janë krijime të bëra me porosi dhe të paguara nga duar e para të pista që duan të ndryshojnë historinë nëpërmjet informacioneve aspak serioze e joshkencoreshte. Mund të jenë shkrues shqiptarë edhe aq më keq edhe të huaj që vendosin tituj reklamues për gjoja rishikimin e historisë së shkruar, himne për ngjarje e figura të errëta por dhe pa merita. Mjaft shkrime e kujtime të politikanëve të dështuar të kohës së mbretërise apo bashkëpunimit fashist, të shkruara nëpër shtëpitë dhe kafenetë e Europës, në arratinë dhe vetminë e madhe, ku me plot nostalgji e shumë vrer e mllef sajojnë pozicione atdhetare dhe mendime keshilltarësh të urtë por që nuk u kuptuan në ato kohëra.
Piro Tase na sjell një libër me mjaft vlera. Ai është një gjuhëtar dhe letrar shumë i mirë dhe na ka sjellë një material historik të qemtuar mjaft drejt dhe me shumë vlera.

Një mesazh për të gjithë ne, mendoj se është i shprehur në mënyrë të qartë dhe shumë kuptimplot nga miku anglez, akademiku Filip Winn i cili i komenton këto shkrime si:

“… një dritare të vogël e cila do të futë kaq shumë dritë… C’kënaqesi sikur dashamirës të Shqipërisë të gjenin kohë dhe të bënin përpjekje për të ndryshuar mendimin dhe gjykimin e tyre për këtë vend ashtu sikurse fatmirësisht po më ndodh edhe mua… “
Ky do të jetë edhe një urim për të gjithë ne shqiptarët por edhe dashamirësit tanë.


Nju Xhersi, dhjetor 2010

Nga Avram Mitro Xhumara

Saturday, January 1, 2011

LIBRA TE RINJ

Dolen ne qarkullim dy vellime te rinj poetik te Poetit te Diaspores Shqiptare me banim ne Belgjike, LEK PERVIZI me titull:
-"Psheretima e Eres"
-"Lahutari Shqiptar"

Keto botime u bene te mundshme On Line nga Piro Tase, "Perfaqesues i Autorit" per Evropen dhe United States

BOTIME TE REJA

U botuan 'On Line' dy Edicione Speciale te Fjalorit "SIMULTANEOUS DICTIONARY IN FIVE LANGUAGES" by PETER TASE, per folesit e gjuhes Shqipe dhe per folesit e gjuhes Guaranishte.