Thursday, December 11, 2008

P Ë R M B A J T J A



Gjetja e emrit të dikurshëm të një qyteti të lashtë, nuk është gjë tjetër veçse
NJË KURIOZITET HISTORIK –
kurse egzistenca e këtij qyteti, para se të merrte emrin
A N T I P A T R E A,
është
NJË FAKT HISTORIK.

AUTORI



Antipatrea, Belgradi apo Pulkeriopolis, BERATI, - Një qytet i lashtë e me një moshë më shumë se 2400 vjeçare.

Është historia e një qyteti, e parë me syrin e të huajve, brënda kuadrit të Historisë së Shqipërisë dhe të popullit shqiptar, në një shtrirje kohore që nga shekulli VI para erës se re, deri sot.

Disa qindra faqe të përkthyera nga gjuhë të ndryshme, vetëm për qytetin e Beratit.

Flasin historianë të lashtësisë: që nga Herodoti e Tit Livi; Gregoras Nicephorus, Chacocondylas, Leunclavius, Lavardin e deri tek Possenti, Cantacuzenus, Pachymeres e Villeharduin.

Janë shfrytëzuar studimet historike edhe të historianëve bashkëkohorë, si: Hammond e Arnold Tonybee.

Për herë të parë ‘flet shqip’ Wiliam Plomer me “Diamandin e Janinës”.

“I ftuar” është edhe albanologu i shquar Robert Elsie me introduksionin e tij për ‘Seyahatnamenë’ e Evlia Çelebiut.

Është historia e një qyteti që ka si ‘protagonistë” gjeneralë të ushtrive pushtuese apo të atyre ndërluftuese në këto treva: që nga Konsulli Romak, Sulpicius Galba e më pas, Qezari dhe Pompeu i Madh, e deri tek Karli I Anzhuin dhe Sulltan Mehmeti II në rrethimet historike të Kalasë së Belgradit..
Më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë italianë dhe francezë,rumunë,kronikanë turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Një nga mrekullitë e këtij vendi është Berati dhe beratasit. Ky qytet bëhet objekt i peizazheve të tyre dhe i frymëzon ata për të shkruar faqe të tëra me mbresa nga udhëtimet e tyre.

Midis tyre gjen:
Misionerë apo diplomatë të huaj të të gjitha kohërave, politikanë dhe personalitete të shquar , si : Koloneli Lik, Pokevili i famshëm, Aubrey Herbert, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar.

Poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami etj.

Vizitorë të shumtë, qofshin këta, studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë, biologë, apo, edhe turistë …, si: Evlia Çelebi, Kurzoni, Patsch, Burileanu, Rikakes, Popp, Baldaçi e së fundi, Filip Winn dhe turisti amerikan, W. Schroeder .

Libri ndahet në dhjetë kapituj:

Kapitulli I - “NË VEND TË PROLOGUT”

Herodoti, “Babai i Historisë”, për origjinën e popullit shqiptar: një histori e shkurtër dhe mjaft e lashtë e tij për Tomorin dhe Tempullin e Dodonës.
Tit Livi dhe qyteti i Antipatreas…Konsulli romak Sulpicius Galba terrorizon banorët e këtij qyteti dhe të atyre përreth…

Kapitulli II -“LASHTËSIA E NJË QYTETI”

Të dhëna mbi jetën e ANTIPATREAS, “Gjenerali i Evropës” dhe mëkëmbësi i Aleksandrit të Madh .

Kapitulli III - “ QYTETËRIMI I LASHTË ILIRO-
ROMAK”

Jul Qezari dhe Pompeu i Madh, përballë njëri-tjetrit, në të dy anët e Lumit të Beratit.

Kapitulli IV –“BERATI NË PERIUDHËN E MESJETËS SË
HERSHME”

Me historianët e Mesjetës së Hershme: që nga Ana Komnena, Pachymeres, Geanocoplos e deri tek Hahn.
Rrethimi Anzhuin i Beratit.
Rosario Jurlaro për “MUZAKËT-DESPOTËT E EPIRIT…”
KUJTIME TË SHKURTËRA TË PASARDHËSVE TË FAMILJES SONË, TË MUZAKAJVE »- .) e shkruar nga Giovani Muzachi dhe e paisur me komente nga Hahn.
“... Mos harroni, bijtë e mij, se në vendin tonë të Tomoricës, është një fshat i quajtur Orchova, i vendosur në një skutë mali, ndërsa nga ana tjetër i kalon pranë një lumë; midis malit(fq. 44) dhe fshatit të përmendur kalon një rrëke, pranë kësaj rrëkeje, nga ana e faqes së malit, ndodhet një damar ari, ndaj po jua kujtoj se është vendi ynë."

Kapitulli V – “BERATI NË EPOKËN E SKËNDERBEUT”

Shkrimtarë perëndimorë si Possenti, Leonclavius etj. për rrethimin e Kalasë së Belgradit shqiptar.
Prania e Sulltan Mehmetit II në këtë rrethim, bën që të rritet fama e Skënderbeut, i cili, që nga ky çast, do të quhej nga Evropa “Kalorës i Krishtërimit”

Kapitulli VI - SHEKULLI XVII (Berati në Periudhën e Pushtimit Turk)

“SEYAHATNAMEJA” e famshme e udhëtarit të njohur turk, Evlia Çelebi.
Një histori interesante për “Shkëmbin e Kalasë” dhe një përshkrim shumë i bukur i qytetit dhe i banorëve të tij.
Lord Çarlemont (1749) – I pari udhëtar i huaj evropian që viziton Shqipërinë.

Kapitulli VII - SHEKULLI XIX ( Ende nën pushtimin turk...)
Misioneri Anglez, i njohur me emrin “Koloneli Lik”, dëshmon për Ali Pashë Tepelenën. Pashallëku i Beratit dhe Ibrahim Pashai.
Pokevili, përfaqësuesi i Napoleon Bonopartit, në oborrin e Aliut.
Bajroni dhe shoku i tij Hobhauz, bëhen dëshmitarë të fitores së Aliut mbi Pashanë e Beratit.
Dhjetra udhëtarë të tjerë, më pas, do të frymëzohen nga Poema “Çajld Harold” për t’u takuar me “Luanin e Epirit”, dhe për të parë nga afër pamjet e mrekullueshme që të ofronte qyteti i Beratit: Hjugsi, Parkeri, Kokrelli, …. Përshkrimet dhe tabllot e bukura të tyre... dhe një vizitë në Akropolin e Kalasë së Beratit.
Kurzoni, “Nga Korfuzi në Berat...” Me kryetarin anonim, beratas, të Çetës së Kryengritësve.
Kastiliano, Ërkuhart, Ammi Bue…
Kanë kaluar vite që nga vrasja e Ali Pashait të Janinës. Epiqendra e vizitave tani është bërë “Berati i Pa-arritshëm”:
Piktori peizazhist, anglez, Eduar Lir...dhe një studim mjaft interesant i Susan Hyman.
Tozeri: “Nga Berati në Korfuz”.
Kora, Gillieron, Kiara.

Kapitulli VIII - FILLIMI I SHEKULLIT XX
Edit Durham: “Oh, unë di gjithçka rreth shqiptarëve! ... Është ai populli që dallohet nga fytyrat e qeshura, nga sytë e zjarrtë dhe flokët me thinja!
…dhe një skicë e bukur e saj për kalanë e Beratit, që mban datën 1904.
Ballkanologu i shquar austriak, Karl Patsch dhe disa monumente të lashta të kulturës të gjetura në shtëpitë e familjeve qytetare, beratase: Sallabanda dhe Haxhistasa.
Frejzer: BERATI (“Një udhëtim i zymtë” – “Berati në perëndimin e diellit” – “Një qytet malarik” – “Korça” - “Lamtumirë Berat!”)
Viti 1912 – “ Kundër Qemal Beut” (Zona elektorale e Beratit.)
BERATI NË PRAG TË RILINDJES

Kapitulli IX - PAVARËSIA

Leo Freundlich dhe “Golgothaja e shqiptarëve”.
Për herë të parë ‘flet shqip’ Aubrey Herbert, diplomati anglez me mision pranë Qeverisë së sapokrijuar shqiptare të Ismail Qemalit. “Aktiviteti i tij i palodhur për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar, bëri që në vitin 1913, ai të vlerësohet, si i pari ndër dy veta, të cilët duhej të përgatiteshin për t’iu përgjigjur kërkesës, në se do të pranonin Fronion Mbretëror të Shqipërisë.”
Një intervistë e tij me Esad Pashë Toptanin.
Prof. Antonio Baldaçi: "BERATI DHE TOMORI"
(Kujtime të Anëtarit të Nderit të Shoqërisë Mbretërore të Gjeografëve të Italisë). ROME, 1914.
Viti 1939-Të tjerë udhëtarë italianë: Lorenzoni dhe Migliorini.

Kapitulli X - NË VEND TË EPILOGUT-

Viti 1991: PAS 50 VJETËSH. PËRSËRI ME UDHËTARËT E HUAJ.
Perez De Kuelar, akademiku anglez, Filip Winn dhe turisti amerikan, Schroeder.

BIBLIOGRAFI.

DY FJALË PER AUTORIN.

SHENIM: Per me shume informacion, vizito kete faqe ne internet:outskirtspress.com/PIROTASE

No comments: