Saturday, November 13, 2010

ITHACA OF THE WORD by Ndue Ukaj. Perktheu ne gjuhen Angleze: PETER TASE

Shkrimtari Ndue Ukaj botohet në Shtetet e Bashkuara


E Merkure, 06-10-2010, 08:57pm (GMT)



SHKRIMTARI NDUE UKAJ BOTOHET NË SHTETET E BASHKUARA


Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës botohet për herë të parë në gjuhën Angleze vëllimi me poezi, “Ithaca of the Word” ( Itaka e Fjalës), e poetit dhe kritikut të letërsisë Shqipe, Ndue Ukaj, e përkthyer nga Peter Tase.


Poezia e Ukajt është vlerësuar si simbol i poezisë moderne Shqipe, ku ndihen fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qënë pjesë e poezisë së përbotshme. Vargjet e poezisë së Ndue Ukaj, përcjellin një frymë të veçantë dhe tipare moderne të poezisë Shqiptare,


Ky libër, i vlerësuar për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e tij dhe është një ngjarje e rëndësishme për poezinë Shqipe në kuadrin e përkthimit të saj në gjuhën Angleze.


“Ky libër shfaqet para lexuesit amerikan me tiparet e veçanta poetike dhe shquhet për një stilistikë moderne, ku vihet re një përpjekje për të thyer shabllonet e poezisë, madje duke riaktivizuar edhe një formë të poezisë së gjatë”, shkruan Petrit Palushi.


Atë e shquan mendimi i thellë dhe një ndjeshmëri e veçantë, e cila përcillet tek lexuesi amerikan dhe anglishtfolës, me një përkthim poetik të Peter Tases, i cili është, njëkohësisht, autori i të parit fjalor pesë gjuhësh ku përfshihet edhe gjuha Shqipe (“Simultaneous Dictionary in Five Languages”).


Shkrimtari Ndue Ukaj, është vlerësuar nga kritika letrare si “psalmist modern i poezisë Shqipe.” Poezia e tij shquhet për tematikën e larmishme, ku, përmes një stili original, ndërthuren temat nacionale dhe ato universale.

Poezia është pasqyrimi më i mirë i shpirtit të një kombi, prandaj botimi i këtij libri në gjuhen angleze, është një hap i rëndësishëm për njohjen e poezisë shqipe dhe njohjen e poetit Ndue Ukaj në botë.



Për botimin On Line të këtij libri, nga shtëpia botuese Amerikane www.lulu.com dhe, për t'u vënë së shpejti në qarkullim nga siti gjigand "AMAZON" dhe nga distributorët e fuqishëm: "Barnes & Nobles" dhe "Taylor", ndihmoi PIRO TASE, “Author Representative për botimin e librit On Line” të autorëve Shqiptarë në Evropë dhe SHBA.



Per me shume informacion lidhur mbi kete botim, vizitoni faqen e internetit:(http://www.lulu.com/product/paperback/ithaca-of-the-word/12988813)"



(Për të botuar librin tuaj ‘On Line’, mund të kontaktoni Ndue Ukaj: ndue.ukaj@gmail.com. )

No comments: