Wednesday, December 1, 2010

PERGEZOJ PERKTHYESIN PETER TASE PER TE BERE KETE HAP GJIGAND

Mesazh




"Merita McCormack" Dhjetor 01 në orën 8:52.MD Ankohu



Pershendetje Ndue,



Se pari urime per botimet ne disa gjuhe te librit tend te dyte.

"Ithaca of the word" mberriti ne kater kopje sic e porosita.

Do te mbaj nje kopje per vete e familjen dhe tre do i bej dhurate.

Po e lexoj kopjen time dhe dua te te uroj per kete botim voluminoz. 100 poezi nuk jane pak. Aq me teper 100 poezi te Ndue Ukajt qe ne gjuhen shqipe(aq sa kam lexuar ne shqip nga ti) me mjaftojne per te konstatuar se jo vetem jane, por edhe tingellojne poezi kolosale ne cdo aspekt e dimension, pasi ti ke mesazhin e forte dhe metoden percjellese, gjuhen shprehese po ashtu aq efektive. Ti ke pene e poezi te vecante, krijimtaria jote eshte shume e veshtire per t’u perkthyer nga shqipja ne gjuhe te tjera.Besoj ta kane thene edhe te tjere kete :-)! Per mendimin tim eshte ndermarrje e madhe te perkthehen 100 poezi dhe une e pergezoj perkthyesin Peter Tase (te cilin nuk e njoh) qe beri kete hap gjigand per te bashkepunuar me ty, duke te prezantuar ne boten anglisht folese/lexuese.

Besoj se tashme qe libri eshte ne doren tuaj si dhe te atyre qe e kane perkthyer/redaktuar/ilustruar apo bashkepunuar eshte konstatuar nga ju te gjithe vlera letrare e prezantuar aty dhe ajo gjuhesore e gramatikore gjithashtu.

Gjithmone ka vend per permiresime, por personalisht mendoj se eshte hap sa i guximshem aq edhe pozitiv te perkthehesh e te prezantohesh me gjere se audienca shqiptare dhe ti kete e ke arritur tani.

Urime pra!

No comments: